Qumësht dhe kamomil për të gjitha llojet e fytyrës
Pëlqej
Për të pasur një lëkurë sa më të freskët, mund të realizoni në kushtet e shtëpisë çdo lloj maske. Një ndër to është edhe ajo me qumësht dhe kamomil, e cila shërben për të gjitha llojet e fytyrës. Një grusht lulesh kamomili duhet të zihen me 100 ml qumësht dhe të lihen të qendrojnë 20 minuta.

Më pas duhet të kullohen dhe përsëri të ziejnë edhe pak dhe të shtohet edhe një gjysmë luge mjaltë. Kjo maskë këshillohet të vihet në fytyrë dhe dekolte dhe të mbahet për plot 15 minuta. Më pas ju mund të shpërlaheni me ujë të ftohtë. Kjo maskë këshillohet të bëhet një herë në javë. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori