Ndërpreja e energjisë në Kosovë, KEDS mesazh telefonik për qytetarët (FOTO LAJM)

Kompania për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se do të ketë kufizime të energjisë elektrike në zona dhe orare të caktuara.

KEDS ka përdorur linjën e mesazheve telefonike për të njoftuar qytetarët për ndërprerjet e energjisë elektrike.

Mesazhi i dërguar:

Njoftim Per shkak te krizes energjitike dhe sipas udhezimeve te KOSTT do te kete kufizime te furnizimit me energji elektrike ne orare te caktuara.

Kriza energjitike, e cila ka prekur të gjithë Evropën së bashku me vendin tonë ka prekur edhe Kosovën. Institucionet në Kosovë kanë deklaruar se rritja e çmimeve për energjitike nuk do tu faturohen qytetarëve, por do të menazhohet nga Buxheti i Shtetit./albeu.com/


Shtuar 22.12.2021 21:05