Studim/ Një gjum i qetë largon stresin e ditës
Pëlqej
Padyshim që një gjum i qetë do të largonte të gjitha ngjarjet e rënda, stresin dhe një studim i fundit i realizuar në kete drejtim i mëshon këtij fakti. Në studimin e realizuar në SHBA, mbi 35 vullnetarë u pa se ata të cilët kishin bërë një gjum të qetë pas shumë situatave jo fort të këndshme, ishin ndjerë më të lehtësuar dhe kishin harruar çfarë kishte ndodhur.

Studimi i drejtuar nga Matthew Walker i Berkeley University në SHBA, ka zbuluar se si gjatë gjumit, personat që kanë kaluar situata stresuese dhe me ngarkesa të mëdha, pasi flenë i përballojnë më mirë ato.

Kërkuesit kanë bërë me dije se gjate analizimit të rezonancës magnetike të trurit të personave të përfshirë në studim, me një gjumë të mirë ngjarjet e rënda dhe stresi përballohen më mirë. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori