Mollë për lëkurë të yndyrshme
Pëlqej
Të gjitha femrat të cilat ende nuk kanë gjetur një kurë ideale për fytyrën e tyre të yndyrshme, një mollë do të ishte ideale për to.

Ky fryt jep një maskë të shkëlqyer dhe aplikimi dy herë brënda javës, do të jepte një rezultat perfekt. Për këtë ju duhet 1/2 mollë e pa qëruar, 3 lugë (të vogla) kos. Në fillim pastrojeni mollën nga brënda, hiqini farërat dhe prijeni në copa të vogla.

Grijeni në rende deri sa të jetë në formë kremi. Përzijeni me kosin duke e trazuar me një lugë. Më pas, përhapeni maskën në fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për 15 minuta. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori