Merruni me sport, do dukeni 10 vite më të rinj
Pëlqej
Një tjetër studim i kryer së fundmi, i mëshon faktit se marrja me aktivitet fizik na bën të dukemi 10 vite më të rinj. Sipas kërkuesve, personat të cilët ushtrohen çdo ditë, organizmi i tyre duket 10 vite më i ri në krahasim me ata persona të cilët lëvizin shumë pak.

Ky përfundim ka ardhur pas një studimi të realizuar nga doktor Lynn Cherkas nga King’s College në Londër dhe i publikuar në Archives of International Medicine. Në studimin e tij kanë marrë pjesë 2500 çifte binjakësh homozigotë, me qëllimin e llogaritjes së moshës biologjike dhe dallimin e diferencave që shkaktonte në fizik aktiviteti sportiv.

Sipas studiuesve, ata që lëvizin të paktën 16 minuta në javë kanë një gjatësi të ADN-së më të shkurtër (rreth 200 baza), në krahasim me të gjithë ata që lëvizin të paktën 3 orë në javë dhe më shumë, të cilët duken 10 vite më të rinj. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori