Mbipesha rrit të prekurit nga kanceri
Pëlqej
Në bazë të kërkimeve të fundit është arritur në përfundimin se njerëzit obezë, kanë rrezikun më të madh ndaj zhvillimit të 10 llojeve të kancerit në trupin e tyre. Sipas hulumtimit të revistës mjekësore “Lancet”, ne Britaninë e Madhe numërohen rreth 12 mijë raste të reja çdo vit. Nëse obeziteti do të vazhdojë me këtë shkallë, priten të shtohen edhe 3700 raste të tjera.

Për këtë kërkim u mblodhën të dhënat e 5 milionë njerëzve dhe u cilësua si studimi më i gjerë në botë, i cili ka arritur të nxjerrë në pah specifikisht ato lloje të kancerit, që mund të krjohen.

Studiuesit janë shprehur më tej se çdo njeri, i cili është mesatarisht 13-15 kg mbi peshën e tij normale, është i rrezikuar për të pasur kancer të tëmthit, mitrës, veshkave, si edhe një pjesë e vogël e popullsisë, rrezikohet nga tiroidet ose leuçemia. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori