Maskë me mjaltë dhe kastravec për rrudhat
Pëlqej
Shpesh kemi parë maska të ndryshme me produkte bio, e ndërsa në këtë rast bashkimi i kastravecit me mjaltin do të japin recetën ideale për të hequr rrudhat. Vjen një moshë ku ato duken më shumë, e ndërsa kujdesi duhet të jetë gradual, për të mos i lënë që të shfaqen dukshëm.

Kastraveci përmban më shumë se 95% ujë dhe e hidraton lëkurën. Në fakt, kastraveci dhe mjalti janë trajtimi më i mirë për të reduktuar rrudhat në fytyrën tuaj. Ajo që ju nevojitet është një kastravec dhe një lugë mjaltë.

Lyeni fytyrën me mjaltë, kryesisht në vendet që keni rrudha. Kastravecin e qëruar dhe të prerë në feta do e vendosni mbi mjaltin. Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën. Ky trajtim do të japë efektin që ju dëshironi. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori