Maska ideale për rritjen e flokut
Pëlqej
Me ndryshimin e stinëve, ne kemi shpesh probleme me rënin e flokëve, ose dëmtimin e tyre. Kjo vjen edhe për shkak të përdorimit në masë të ndryshimit të ngjyrave në flokët tanë.

Por një maskë natyrale do të ishte efektive për rritjen e flokëve dhe parandalimin e rënies se tyre. Kjo maskë është e rekomanduar nga shumë dermatologe dhe e testuar.

Përbersit e saj janë natyral dhe kjo bën që maska të japi efekte për dy javë. Përbërsit janë: 2 patate, 1 e verdhë veze, 2 lugë ujë, 2 lugë mjaltë.

Fillimisht grijini patatet, pasi ju duhet vetem lëngu i tyre dhe më pas shtojini ujin, vezën e rrahur edhe në fund mjaltin të cilin e keni shkrirë më parë. Përziejini mirë dhe aplikojeni masken në rrenjën e flokut për 30 minuta. Kjo maskë aplikohet njeherë në javë, për disa muaj rresht. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori