Kivi, njihuni me frutin çudibërës
Pëlqej
Studimet e fundit kanë arritur në përfundimin se ndërsa hamë dy kivi në ditë, ul nivelin e kolesterolit në gjak. Kanë qënë studiuesit amerikanë, të cilët kanë analizuar dhjetëra persona me nivele të lartë të yndyrës në gjak, të cilëve më pas u është dhënë të konsumojnë kivi.

Kërkuesit bëjnë me dije se efekti i kivit në shëndetin e zemrës lidhet me antioksiduesit, të cilët pengojnë proceset e oksidimit që çojnë në probleme kardiovaskulare.

Për të arritur efektin maksimal, kivi duhet të konsumohet së paku për tetë javë. Studiuesit po ashtu përçojnë mesazhin pse duhet të konsumohet shumë ky frut, pasi është i pasur me shumë vitamina, në mesin e të cilave vitaminë C dhe E. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2014, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori