Ja disa mënyra, për të çelur ngjyrën e flokëve
Me ndryshimin e stinëve, femrat janë më të prirura që të ndryshojnë tonalitetin e ngjyrës së flokëve. Me ndryshimin e ngjyrës, na ndodh që floku të na dëmtohet shumë, duke na detyruar që të shtojmë edhe më shumë dozën e maskave.

Parukierët këshillojnë që maskat të jenë sa më natyrale. Pa ndonjë shpenzim të madh, ju do keni arritur rezultatin e duhur dhe kjo falë produkteve bio të cilat do përdorni.

Duhet të qëndroni sa më larg diellit. Mos mendoni se ai ju ndihmon në zbardhjen e ngjyresflokut. Ai i demton shumë ato, duke bërë djegien të pariparueshme. Mjalti është një ndër ingredientet për çeljen e ngjyresflokut, pasi ai permban sasi të vogla te peroksidid të hidrogjenit, dhe ai ofron veti tepër kurative per trajtimin e djegieve të flokut.

Mjalti si produkt është shumë ngjites, ndaj për ta bërë sa me të lehte aplikimin dhe heqjen e tij, rekomandohet që ju ta perzjeni ate me pak ujë ose uthull molle.

Perzjeni dy lugë mjalt me disa pika ujë ose uthull dhe me pas masazhoni rrenjet e flokut (pjesa e skalpit). Lëreni mjaltin të veprojë per gjithe natën duke e mbështjellë koken me një kapele dushi dhe në mengjes lajeni flokun normalisht.

Kamomili krahas vetive kurative, nese aplikohet të floket ai ka veti te theksoje akoma më shumë fijet e verdha. Pergatisni një filxhan te madh me çaj kamomili dhe lëreni të ftohet.

Me pas aplikojeni çajin në pjesen e flokut dhe lereni që të thahet natyrshem, duke qëndruar ne diell. Dielli do të bashkeveprojë me kamomilin për zbardhjen e ngjyrës së flokut. Kamomili ndikon edhe në zbutjen e flokut.

Krahas vitamines C, limoni permban acid citrik, i cili ndihmon në çeljen e ngjyrës se flokut dhe qëndrueshmerinë e saj. Perzjeni çerek filxhani me ujë të ngrohtë dhe nje filxhan leng limoni, më pas te dy ingredientet hidhini në një shishe sprucuese, duke i tundur në menyre që të perzihen sa më mirë.

Spruconi të gjithe flokun dhe qëndroni në diell per 30 minuta, pasi floku te jete tharë mund ta lani atë normalisht. Floku i errët mund të marre lehtesisht tonalitet bronzi ose te kuqeremte nëse ekspozohet ndaj shume zbardhuesve.

Kanella eshte ingredient i cili konsiderohet si zbulimi me efektiv për këtë problem. Ajo ndihmon në çeljen e ngjyrës se flokut, por duke mos rrezikuar aspak tonalitetin e kuq. Mjafton të perzjeni pak kanelle me ujë, i perzjeni mire të dy së bashku dhe aplikojeni me pas në floke duke masazhuar floket nga rrenjët deri te majat.

Mund ta mbani masken per sa kohë të deshironi, por rezultati me i mirë do te jetë nese ju e lini të veprojë për gjithë natën. /albeu.com/

Shtuar më 22/07/2014, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori