Hani luleshtrydhe, ilaç kundër anemisë
Pëlqej
Të gjithë të sëmurët anemikë, duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si mish, peshk, perime, fruta, etj. Të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në marrjen e hekurit.

Një ilaç natyral do të ishte dhe përdorimi në masë i luleshtrydhes. Ajo është një bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale. Ajo ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori