Frenon plakjen për 2 vite, hani manaferra dhe luleshtrydhe

Manaferrat dhe luleshtrydhet është mirë ti konsumoni shpesh, pasi ato kanë efekt në frenimin e plakjes së mendjes, në moshë të thyer. Është dashur të kryhet një studim, referuar sasisë së kosumuar dhe vlerave ushqyese që ne marrim prej tyre. Sipas studiuesve, konsumimi i rregullt i luleshtrydheve dhe manaferrave, mund të frenojë plakjen mendore për më shumë se dy vite.

Kërkuesit kanë arritur në përfundimin se plakja e trurit mund të shtyhet deri në dy vite e gjysmë tek gratë e moshuara, nëse hanë sasi të mëdha të manaferrave. Po të ndalemi tek vlerat ushqyese të tyre, studiuesit mendojnë se përfitimet vijnë nga përmbajtja e lartë e flavonoideve tek manaferrat. Jo vetëm kaq, por edhe antioksidantët që gjenden tek bimët, mund të mbrojnë nga një sërë sëmundjesh. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2014, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori