Flokët me yndyrë, ja zgjidhja ideale
Pëlqej
Rozmarina eshtë përdorur shumë në industrinë e kozmetikës, si një detergjent për lëkurë me yndyrë ose mikse. Ajo ndihmon të mbajë fytyrën sa më të freskët dhe me shumë shkëlqim. Rozmarina është gjithashtu e shkëlqyer për flokët.

Ja një locion i thjeshtë dhe efikas:
300 ml ujë, 6 lugë rozmarinë, 10 pika lëng limoni. Rozmarina së bashku me ujin duhet të zihet për disa minuta dhe në fund shtoni pikat e limonit, pastaj kryeni filtrimin.

Këtë locion përdoreni si shpërlarje në fund te shampos dhe mos e shpërlani më me ujë tjetër. Në këtë mënyrë, flokët do të jenë me pak yndyrë, më të fortë dhe me shumë shkëlqim. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori