Facebook-u shkak për ndarjet, ja si veprojnë çiftet e dashuruar
Studiuesit amerikanë bëjnë me dije se çiftet të cilët shfaqen në fotografi apo në statuse të përbashkëta në Facebook, kanë afrimitet më të shpeshtë edhe në jetën reale. Kjo gjë e bën lidhjen e dashurisë edhe më të fuqishme e romantike. Ky është rezultati që ka arritur Christopher Carpenter i Departamentit të Komunikimit në Western Illinois University.

Një studiues ka thënë se:“Kush publikon shumë foto në çift, zakonisht ka një marrëdhënie më të thellë dhe më romantike sepse këto çifte, kanë tendencë të ndihen më të lidhur me partnerin”, shpjegon studiuesi.

Facebook ofron një panoramë unike mbi shumë aspekte të marrëdhënies në çift. Edhe kur lidhja ka kohë që ka përfunduar, gjurmët e saj mbeten në profilet tona”, ka përfunduar studiuesi./albeu.com/
Shtuar më 12/05/2014, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori