Eleminoni kallot në mënyrë natyrale
Pëlqej
Kallot janë një zonë e trashë e lëkurës, e cila është bërë relativisht e thatë dhe e trashë për shkak të fërkimit të përsëritur, apo ndonjë acarimi tjetër. Ato në përgjithësi nuk janë të dëmshme, por ndonjëherë mund të çojnë në probleme të tjera, të tilla si ulcera e lëkurës apo infeksion. Procesi për të hequr kallot, përbëhet nga tre hapa: Njomje, skrab dhe tharje.

Njomja- Zhysni këmbet tuaja në çaj kamomili, për të zbutur lëkurën për rreth 30 minuta.

Skrab- Për këtë nevojiten 3 lugë kafe, 1 lugë sheqer, 3 lugë vaj ulliri. Në një tas hidhni kafen, sheqerin dhe vajin, përzieni mire, aplikojeni për 10 minuta tek pjesa e kallove. Do të shikoni nje rezultat të mrekullueshëm. Ju do të keni kembë të buta, të hidratuara dhe të bukura.

Tharja- Thajeni zonën e kallove tërësisht. Përdorni një peshqir për të hequr të gjithë lagështinë. a)Bëni një përzierje prej 1 lugë çaji lëng limoni, një lugë çaji kamomil të thatë dhe një grimce hudhër te grirë. Aplikojeni këtë trajtim tre-katër here ne jave, deri sa të zhduken. Per te parandaluar kallot qe te shfaqen perseri, duhet te kujdeseni për këmbët tuaja. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori