Telashe pë Realin, Sterling i gatshëm për ndeshjen në “Bernabeu”

Rahemm Sterling ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në ndeshjen ndaj Realit e vlefshmë për 1/8 e Champions.

Anësori anglez u lëndua në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur, të cilën ‘Citizens’ e humbën me rezultat 2:0.

Që nga ajo kohë lojtari nuk ka mundur të aktivizohet me kampionët e Premierligës. Ai u la pushim në ndeshjen kundër Leicester Cityt vikendin që lamë vetëm për të qenë 100% i gatshëm kundër ‘Los Blancos’, raporton ‘Mirror’.

Kthimi i Sterling në stërvitje do të thotë shumë për Pep Guadriolan para një ndeshjeje të kalibrit të tillë, marrë parasysh impaktin që anësori ka në skuadër.

Ndeshja e parë Real Madrid-Man City do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’ të mërkurën me fillim prej ores 21:00.


Shtuar 24.02.2020 14:22