Albeu.com

“Mos lejoni që realiteti i sotëm të vendosë kufijtë e së ardhmes suaj”, ambasadori Meidani studentëve të RMV: Ju jeni brezi i ndryshimit
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, mbajti një fjalim të fuqishëm gjatë ceremonisë së Absolventiadës në Universitet, ku iu drejtua studentëve të sapodiplomuar me mesazhe frymëzuese mbi guximin, vendosmërinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit.

Duke përdorur historinë e Nënë Terezës si shembull, Meidani u kërkoi të rinjve të mos dorëzohen para sfidave, të ndërtojnë ura dhe të lënë gjurmë pozitive në shoqëri, duke theksuar se suksesi matet jo vetëm nga arritjet personale, por edhe nga ndikimi që lëmë te të tjerët.

“Shumë vite më parë, në rrugët e këtij qyteti ecte një vajzë e re. Ajo nuk kishte famë. Nuk kishte pushtet. Nuk kishte asnjë shenjë që bota do ta njihte një ditë.

Po ta kishit takuar atëherë, ndoshta nuk do t’i kushtonit aspak vëmendje.

E quanin Gonxhe.

Gonxhe Bojaxhi.

Sot bota e njeh si Nënë Tereza. Emrin e saj mban me krenari pikërisht ky universitet.

Kjo është e vërteta e parë që dua t’ju lë sot:

Mos lejoni që realiteti i sotëm të vendosë kufijtë e së ardhmes suaj.

Askush nuk e dinte se vajza e vogël nga Shkupi do të prekte zemrat e miliona njerëzve.

As ju nuk e dini ende plotësisht se çfarë mund të bëheni.

E di se sot shumë prej jush kanë pyetje.

Dhe nuk do t’ju them se rruga përpara është e lehtë.

Nuk është.

Por historia nuk është shkruar kurrë nga ata që zgjodhën rrugën e lehtë.

Historia është shkruar nga ata që vazhduan përpara

Edhe kur nuk kishin siguri.

Edhe kur nuk kishin askënd që t’u thoshte se do t’ia dilnin.

Prandaj, nëse do të mbani mend vetëm një mesazh nga unë sot, le të jetë ky:

Mos u dorëzoni!

Mos u dorëzoni kur gjërat bëhen të vështira.

Mos u dorëzoni kur dikush ju thotë se nuk mundeni.

Mos u dorëzoni para versionit më të vogël të vetvetes.

Të dashur të diplomuar,

Ju sot po hyni në një botë që ka nevojë për më shumë se profesionistë.

Një botë që ka nevojë për njerëz që ndërtojnë ura.

Për njerëz që bashkojnë.

Për njerëz që e kuptojnë se suksesi nuk matet vetëm me atë që arrijmë për veten, por edhe me atë që lëmë pas për të tjerët.

Besoj se suksesi nuk matet me sa lart ngjitemi.

Suksesi matet me sa njerëz ngremë bashkë me ne.

Besoj se fqinjët mund të bëhen partnerë.

Se dallimet nuk duhet të jenë pengesë, por pasuri.

Se bashkëpunimi është gjithmonë më i fortë se paragjykimi.

Dhe besoj fort se brezi juaj ka një mision të veçantë.

Ju jeni brezi i zhvillimit.

Ju jeni brezi i ndryshimit.

Ju jeni brezi që do të vendosë nëse rajoni ynë do të ecë përpara me më shumë bashkëpunim, më shumë mundësi dhe më shumë besim.

Nëse dikush ju thotë se rruga e vetme është frika, përgjigjuni me guxim.

Nëse dikush ju thotë se asgjë nuk ndryshon, përgjigjuni me shembullin tuaj.

Nëse dikush ju thotë se ëndrrat janë shumë të mëdha, kujtoni Gonxhen.

Sepse vajza e vogël nga Shkupi nuk e ndryshoi botën sepse ishte më e forta.

Ajo e ndryshoi botën sepse nuk u dorëzua kurrë para asaj që dukej e pamundur.

Sot jeni në pragun e një kapitulli të ri.

Mos rrini para derës.

Hapeni.

Kaloni përtej saj.

Dhe nëse gjeni mure në rrugën tuaj, mos i pranoni si kufij.

Kaloni përtej tyre.

Dhe kur të ecni përpara, merrni me vete diçka që bota ka gjithmonë nevojë: dinjitetin, mirësinë dhe besimin se e nesërmja mund dhe DUHET të jetë më e mirë se e sotmja.

Sepse në fund, njerëzit nuk mbahen mend për atë që fituan.

Mbahen mend për atë që ndryshuan.

Urime për diplomimin.

Dilni në botë me guxim.

Mos u dorëzoni.

Ecni përpara me dinjitet, me karakter dhe me besim.

Dhe lëreni këtë botë pak më të mirë nga sa e gjetët”, ishte fjala e Meidanit.

The post “Mos lejoni që realiteti i sotëm të vendosë kufijtë e së ardhmes suaj”, ambasadori Meidani studentëve të RMV: Ju jeni brezi i ndryshimit appeared first on Albeu.com.

Protestuesit pushtojnë rrugët e Tiranës, marshim kilometrik: Nesër më shumë
Prej më shumë se tre orësh protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në rrugët e kryeqytetit, ndërsa përsërisin kërkesat e tyre. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërecit.

“Ju erdhi fundi” dhe “Nesër më shumë” kanë thënë ata gjatë marshimit të tyre. Në ditën e dhjetë të tubimit të tyre, numri i protestuesve është rritur ndjeshëm.

The post Protestuesit pushtojnë rrugët e Tiranës, marshim kilometrik: Nesër më shumë appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja me SHBA dhe Izraelin, Katari transporton me avion drejt Iranit 3 miliardë dollarë asete të ngrira
Zbulohet detaji kyç që “e shtyu” Iranin të shpallë një armëpushim me Izraelin të hënën pasdite u zbulua nga agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare dhe u riprodhua nga faqja e internetit izraelite Kan.

Sipas raportit, Teherani pranoi të “ulte armët” (megjithëse me kushte) pasi Shtetet e Bashkuara ranë dakord të zhbllokonin asete iraniane me vlerë 3 miliardë dollarë, të cilat u transportuan me aeroplan nga Abu Dhabi në Teheran.

Të njëjtat burime thanë se mesazhi amerikan i dërguar (së bashku me shumën) përfshinte gjithashtu një garanci se Izraeli do të kufizonte sulmet ndaj Libanit.

Shkëmbimi i mesazheve u zhvillua përmes një delegacioni të Katarit, ndërsa aeroplani që mbante  asetet u ul të martën në mëngjes në aeroportin e kryeqytetit iranian, pavarësisht kufizimeve të fluturimit në hapësirën ajrore iraniane.

Vërehet se asetet totale iraniane të ngrira në institucione të vendeve të treta vlerësohen në 24 miliardë dollarë.

Të dielën dhe të hënën në mëngjes, pati një shkëmbim zjarri midis Iranit dhe Izraelit pas një sulmi izraelit në Dahiya të Bejrutit.

Komanda e emergjencës e Gardës Revolucionare, pasi siguroi 3 miliardë dollarët, deklaroi:

“Ne shpallim pezullimin e operacioneve të forcave të armatosura, por nëse agresioni vazhdon, përfshirë edhe në Libanin jugor, do të pasojnë masa shumë më të rrepta dhe më shkatërruese”, duke shtuar se “zjarri kundër Izraelit ishte një përgjigje ndaj sulmit izraelit ndaj Dahiyas”.

Disa orë pas njoftimit të mësipërm, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu lëshoi ​​një deklaratë, duke thënë, ndër të tjera, se sulmet ndaj Iranit po ndaleshin për momentin, por duke shtuar, megjithatë, se “në 24 orët e fundit, Irani dhe Hezbollahu janë përpjekur të na imponojnë një ekuacion të ri – diçka që, sipas mendimit tim, është e papranueshme dhe e patolerueshme”.

The post Marrëveshja me SHBA dhe Izraelin, Katari transporton me avion drejt Iranit 3 miliardë dollarë asete të ngrira appeared first on Albeu.com.

Mijëra protestues mbushin Tiranën, Edi Rama shfaqet në Fier krahë Belinda Ballukut: Hesapi kërkohet duke u ulur, por jo me largimin e Qeverisë
Ndërsa në Tiranë vijojnë protestat masive për dorëheqjen e tij dhe të qeverisë, kryeministri Edi Rama është shfaqur në Fier krah Belinda Ballukut, ku ka komentuar dhe kërkesat e protestuesve.

Kryeministri deklaroi sërish se nuk i ka pritur aspak mirë thirrjet për dorëheqje, duke theksuar se, sipas tij, mënyra e protestës duhet të fokusohet te çështja e “flamingove dhe Zvërnecit” dhe jo te largimi i qeverisë.

“Po qe se ajo protestë është shqetësim për Sazanin, Zvërnecin, biodiversitetin, flamingot, minimumi është të nxjerrësh një grup njerëzish dhe të thuash, ulu me këta njerëz, këta janë ekspertë, trego nga A në Zh çfarë po ndodh dhe çfarë ka ndërmend të bëjë qeveria.

Dhe të dëgjosh. Nuk mund të vish dhe të bësh atë teknikën “nuk ka negociata, largohu”. Nëse je në protestë që të mos largohen flamingot, nuk mund të kërkosh të largohet qeveria”, tha ai.

Sipas tij, “t’i kërkosh hesap brutal në atë formë, një shumice qeverisjeje është guxim shume i madh, guximi i atij që nuk ka turp”.

“Nëse nuk ke turp përpara të vërtetës dhe manipulon të tjerët e shkon lart e më lart, të kthesh përmbys vendin, është diçka që mund ta bësh, por duhet të dish që me Ramën dhe PS nuk funksionon”, tha ai.

Edi Rama: Të vish sot, të mblidhesh dhe të kërkosh hesap për një projekt është gjëja më legjitime në botë, por hesapi kërkohet duke u ulur dhe duke kërkuar transparencën që të  mungon. Nëse dikush edhe disa dalin në protestë dhe kërkojnë që unë të jem i butë, njerëzor, i kuptueshëm me ta, ka një minimum etik.

Po qe se ajo protestë është shqetësim për Sazanin, Zvërnecin, biodiversitetin, flamingot, minimumi është të nxjerrësh një grup njerëzish dhe të thuash, ulu me këta njerëz, këta janë ekspertë, trego nga A në Zh çfarë po ndodh dhe çfarë ka ndërmend të bëjë qeveria. Dhe të dëgjosh.

Nuk mund të vish dhe të bësh atë teknikën “nuk ka negociata, largohu”. Nëse je në protestë që të mos largohen flamingot, nuk mund të kërkosh të largohet qeveria, por duhet të kërkosh hesap për flamengot. Ky është minimumi jetik.

Të kërkosh hesap brutal në atë formë, një shumice qeverisjeje, kur është shpall Vjosa park kombëtarë, dhe kur ajo fjala “Vjosa Narta” nuk kane lidhje me projektin, është guxim shume i madh, guximi i atij që nuk ka turp. Nëse nuk ke turp përpara të vërtetës dhe manipulon të tjerët e shkon lart e më lart, të kthesh përmbys vendin, është diçka që mund ta bësh, por duhet të dish që me Ramën dhe PS nuk funksionon.

The post Mijëra protestues mbushin Tiranën, Edi Rama shfaqet në Fier krahë Belinda Ballukut: Hesapi kërkohet duke u ulur, por jo me largimin e Qeverisë appeared first on Albeu.com.

Pas tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër kryeqytet: Dorëheqje!
Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa bëjnë thirrje për ndryshim. Më pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit. Kujtojmë që kjo është dita e nëntë e tubimit qytetarë, ndërsa numri i protestuesve sa vjen dhe rritet.

“Nesër më Shumë”, “Revolucion”, “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Opozita jemi ne”, këto kanë qenë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar tubimin e tyre madhështor.

Protesta nisi në orën 18:00, ku fillimisht protestuesit u mblodhën në sheshin “Skëndërbej” dhe më pas nisën marshimin e tyre drejt Kryeministrisë. Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë folur në podiumin e vendosur para kryeministrisë, ndërsa thirrjet e tyre i ka bashkuar qëllimi i përbashkët: anulimi i projektit të Zvërnecit dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

The post Pas tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër kryeqytet: Dorëheqje! appeared first on Albeu.com.

Edhe Irani i jep “leksion demokracie” Ramës: Sa të shkruani akuza të pabaza kundër Iranit, dëgjoni popullin tuaj!
Marrëdhënia diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit ka marrë një kthesë të papritur pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ndaj shtetit iranian. Pas akuzave për sulme kibernetike, ka ardhur reagimi i ministrit të jashtëm iranian, Esmaeil Baqaei i cili i është kundërpërgjigjur me tone sfiduese dhe të drejtpërdrejta.

Në një postim në X, zyrtari ka hedhur poshtë akuzat e palës shqiptare, duke i cilësuar ato si një tentativë për të shmangur vëmendjen nga situata e brendshme në Shqipëri. “Qetësohuni, zoti kryeministër. Ishit JU, zotëri, që e nisët këtë.”, shkruan ministri.

Ai theksoi se, në vend që kryeministri të shkruajë një pamflet të gjatë të mbushur me akuza të pabaza kundër Iranit, duhet të angazhohet në dëgjimin e popullit shqiptar që po kërkon dorëheqjen e tij rrugëve të Tiranës.

Deklarata e Ministrit iranian:

“Qetësohuni, zoti kryeministër. Ishit JU, zotëri, që e nisët këtë. Pra… duhet të përballeni me muzikën! Do të ishte më e mençur të tregonit pak respekt për inteligjencën dhe gjykimin e popullit tuaj, si një komb me kulturë të pasur dhe histori krenare. Ata janë mjaftueshëm të mprehtë për të dalluar të vërtetën nga e pavërteta. Nëse zgjidhni të shisni sovranitetin tuaj kombëtar, ky është vendimi juaj. Nuk na detyroheni një shpjegim. Por kur përballeni me zemërimin dhe kritikat e publikut tuaj, ju lutem mos i përdorni të tjerët si një kurban të përshtatshëm për t’i shpëtuar llogaridhënies. Në vend që të shkruani një pamflet të gjatë të mbushur me akuza të pabaza kundër Iranit, merrni një moment për të dëgjuar popullin tuaj që po brohoret në rrugë: “Jo korrupsionit!” “Duam të drejtë!” “Rama ik!”, shkruan ministri.

Calm down, Mr. prime minister @ediramaal.

It was YOU, sir, who started this. So…you should ‘face the music’!

It would be wiser to show some respect for the intelligence and judgment of your own people, as a nation of rich culture and proud history. They are perceptive enough… pic.twitter.com/pcacUrEjAY

— Esmaeil Baqaei (@IRIMFA_SPOX) June 9, 2026

The post Edhe Irani i jep “leksion demokracie” Ramës: Sa të shkruani akuza të pabaza kundër Iranit, dëgjoni popullin tuaj! appeared first on Albeu.com.

Lëvizja qytetare dorëzon në KQZ draft për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, aktivisti: Dorëheqje Ramës dhe zgjedhje të lira!
Mes folësve në protestën e sotme ku morën pjesë mijëra qytetarë shqiptarë që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ishte edhe një aktivist i lëvizjes qytetare.

Aktivisti Edmond Gjata deklaroi para qytetarëve se kanë dorëzuar në KQZ një draft për ndryshime të kodit zgjedhor.

Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një kod që i jep mundësitë dhe përparësitë qytetarëve.

“Kemi dorëzuar në KQZ një draft për ndryshime të kodit zgjedhor. Shqipëria e re fillon nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto zgjedhje në 35 vite janë bërë për partitë, jo për qytetarët. Kodi i ri, është kodi i qytetarëve, që shprehin interesat e tyre dhe jo të Edi Ramës. Veprimi qytetar, që përfaqëson interesat e tyre do të këmbëngulë që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me rregulla të reja loje ku përparësi të kenë qytetarët. Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin”, u shpreh Gjata.

qytetari kqz

Më tej ai dha edhe disa lajme të tjera, si ajo ku Rama po tenton të shesë ishullin e Sazanit pasi ua ka ofruar vetë investitorëve të huaj.

The post Lëvizja qytetare dorëzon në KQZ draft për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, aktivisti: Dorëheqje Ramës dhe zgjedhje të lira! appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Korçë-Maliq, përmbyset makina, një person mbetet i plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas. Një makinë është përmbysur në rrugë dhe si pasojë një person ka mbetur i plagosur. I lënduari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme dhe po hetojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në aksin Korçë-Maliq, përmbyset makina, një person mbetet i plagosur appeared first on Albeu.com.

Rrëzimi i helikopterit amerikan në Ngushticën e Hormuzit, Trump akuzon Iranin dhe kërcënon: SHBA do t’i përgjigjet këtij sulmi
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka akuzuar Iranin për tërheqjen e një helikopteri amerikan pranë Ngushticës së Hormuzit dhe ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen ndaj këtij sulmi “nga domosdoshmëria”.

Dy anëtarë ekuipazhi të helikopterit Apache që u rrëzua pas sulmit u shpëtuan nga një dron amerikan detar, konfirmuan zyrtarë amerikanë për BBC-në.

“Ishin dy pilotë të përfshirë, të gjithë janë të sigurt dhe pa lëndime. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara duhet, nga domosdoshmëria, të përgjigjen ndaj këtij sulmi”, shkroi presidenti në Truth Social.

Kjo është humbja e parë e një helikopteri Apache që nga fillimi i konfliktit me Iranin.

The post Rrëzimi i helikopterit amerikan në Ngushticën e Hormuzit, Trump akuzon Iranin dhe kërcënon: SHBA do t’i përgjigjet këtij sulmi appeared first on Albeu.com.

Mijëra qytetarë pushtojnë sheshin/ Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës
Teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të dhjetë, në prej aktivistëve deklaroi se diaspora shqiptare po organizohet për t’iu bashkuar protestave në Tiranë.

Ai tha se po organizohen avionë charter nga Anglia direkt me 450 shqiptarë, për t’ju bashkuar mijëra bashkatdhetarëve pata kryeministrisë.

“Në mërgatën tonë po organizohen avionë charter nga Anglia direkt me 450 shqiptarë, tani kemi shumë që kanë ardhur nga gjermani, nga Italia, vetëm dje dhe sot, kam takuar mbi 150 mërgimtarë, pa llogaritur pjesën tjetër që ka ardhur në shesh.

Mos harroni, nesër është një ditë shumë e rëndësishme për historinë dhe kulturën shqiptare, është lidhja e Prizrenit dhe ne sot duhet të deklarojmë: lidhja është gjallë”, tha ai.

The post Mijëra qytetarë pushtojnë sheshin/ Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës appeared first on Albeu.com.