Zbulohet arsyeja e vërtetë e vdekjes së Bob Marley
Pëlqej
Bob Marley, i cili njihet ndryshe si legjenda e zhanrit të muzikës “Reggae” zbuloi për publikun se nuk ishte mirë me shëndet në vitin 1977, në kohën kur ai lëndoi këmbën duke luajtur futboll me disa miq.

Siç raporton Thought Co, plaga dukej mjaft serioze për një lëndim të rëndomtë të futbollit dhe kur gjendja u përkeqësua, në vend të shërimit, Marley vendosi të vizitonte një mjek.

Këngëtari u diagnostikua me melanoma (një gjendje e rrallë tek njerëzit me prejardhje afrikane), dhe si rezultat i ishte rekomanduar amputimi i këmbës.

Por Bob Marlye nuk e bëri amputimin sepse si një “Rastafarian” i devotshëm ai besonte shumë në parimet e fesë së tij, e cila thotë se amputimi është mëkat.

Besimi në thelb është se vdekja nuk është një gjë e sigurtë dhe se njerëzit e shenjtë do të fitojnë pavdekësinë në trupat e tyre fizikë dhe kjo bëri që shumë shpejt Bob Marlye të vdiste. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2017, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori