Truku i habitshëm për kripën që do t’ja shtojë shijen gatimeve tuaja
Pëlqej
Me barishte, erëza dhe agrume…Ka kaq shumë ide për t’i dhënë kripës në kuzhinë një “prekje” e cila i bën pjatat tona më të shijshme në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë.
Ja disa receta për ta përgatitur, duhen 250 gramë kripë deti e integruar e trashë.

Kripë me selino
Kalojeni në frulator kripën">kripën me 6 gjethe të pastra selinoje, një gjethe dafine, fijet e një dege rozmarinë, një lugë të vogël gjethe manxuranë, lëkurë e një gjysme portokalli, pak gjineshtër. Përdoret për patatet në furrë dhe mish të kuq të pjekur në grilë.

Kripë me limon
Përziejeni kripën">kripën me gjethet e 5 degëve trumzë të verdhë (limoni) dhe 3 trumzë të zakonshme, lëkurën e grirë të një gjysme limoni, më pas shtoni dhe 50 gr kripë të imët në fund. Për mishin e bardhë dhe atë të derrit.

Kripë me kopër
Përziejeni kripën">kripën me një lugë kopër të grirë, pak lëkurë limoni të grirë, dy degë majdanoz, kompletojeni me 5-6 kokrra piper të bardhë të grimcuar dhe hidhini në kavanozë. Perfekt për peshk dhe perime.

Sapo ta aromatizoni kripën">kripën, hidheni në një tas, mbulojeni me kanavacë dhe lëreni të pushojë për gjithë natën. Më pas transferojeni në mbajtës hermetik qelqi. Ruajeni në vend të freskët, por jo në frigorifer. /shije.al/
Shtuar më 11/11/2017, ora 23:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori