Troftë në furrë
Pëlqej
Troftë në furrë
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Përbërja:

- Troftë (pesha 120g deri në 250g)
- feta të holla limoni
- feta domate
- mardanos
- hudhra
- vaj ulliri
- letër alumini
- patate
- krip dhe piper

Përgatitja:

Prisni në feta të holla domatet, limonin dhe hudhrat. Mbasi keni larë peshkun, në brendësinë e barkut mbusheni me 2 deri në 3 feta domate, në një fetë limoni disa feta hudhrash sipas dëshirës suaj, dhe disa fletë mardanosi. Hidhni pak vaj ulliri dhe mbështilleni peshkun me letër alumini duke e mbyllur mirë në mënyrë që mos t’i hyjë oksigjeni.
Vendoseni atë në pllakë ose tepsi dhe futeni në furrë për 25-30 minuta me 175 gradë Celsius.
Deri sa të bëhet peshku, lani patatet duke eliminuar balten dhe pastroni ato. Ziheni ato deri sa te rezultojnë të ziera mirë. Eliminoni lëkuren dhe i ndani në katër pjesë patatet nëse janë të mëdha.
Mbasi është bërë peshku vendosni atë në pjate dhe hiqni letrën prej alumini. Vendoseni pranë patatet ose në vend të tyre mund të vendosni majdanoz, domate, limon ose gjëra tjera sipas shijes.
Shtuar më 03/08/2010, ora 00:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com