Gjendet një granatë dore në Shëngjin, policia rrethon zonën

Një granatë dore është gjetur tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin ditën e sotme.

Policia e Lezhës është sinjalizuar për granatën dhe ka rrethuar zonën përreth saj duke vendosur një perimetër sigurie.

Gjithashtu pritet edhe mbërritja e forcave xheniere për ta hequr apo asgjësuar në vend.

 


Shtuar 27.05.2023 19:40