Tost ne salmon të tymosur dhe vezë
Pëlqej
Përbërësit

4 feta bukë

4 feta salmon i tymosur

5 vezë

20 gr gjalpë

125 ml qumësht

5 lugë vaj vegjetal

1 lugë Uthëll balsam

250 gr sallatë

1 lugë koper

kripë

Biber i zi

Hapat
1
Zieni në një tigan plot me ujë 4 vez për 7 minuta, në një tas rrahni vezën e mbetur kriponi dhe biberoseni.

2
Në një enë të madhe në zjarr mesatar, treteni gjalpin, zhyteni secilën fetë buke në qumësht dhe pastaj në vezën e rrahur.

3
Fërgojeni bukën në gjalpë për 2 minuta, ktheni fetat dhe fërgojini për 2-3 minuta të tjera, derisa të marrin mirë ngjyrë.

4
Trazoni vajin me uthëll balsam, vendoseni sallatën në një pjatë të thellë shtoni salcën, vajin, uthëlln, kripën dhe trazojeni mirë.

5
Vendosni bukën e fërguar në pjata të veçanta dhe mënjanë sallatën, shoqërojeni çdo fetë buke me një fetë salmon të tymosur.

6
Qërojini vezët e ziera dhe vini nga një në çdo fetë buke, spërkateni me koper, kripë e biber.

7
Ju bëftë mirë! /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori