Përbërësit:
▪ 200 gr miell
▪ 2 vezë
▪ vaj ulliri
▪ kripë
▪ 400 gr mish (copa të ziera, gjoks pule, viçi etj.)
▪ 3 feta bukë (të zbutura në qumësht)
▪ djathë
kaçkavall (i grirë)
▪
arrëmyshk
▪ 1 lit. lëng mishi
▪
piper
Përgatitja
Për pastën:
Punojeni gjatë miellin me vezë, një lugë vaj dhe pak kripë.
Lëreni të pushojë.
Mbushja:
Kalojini në mikser copat e mishit të zier dhe bashkojini me bukën e zbutur, 3 lugë
kaçkavall të grirë,
piper dhe
arrëmyshk.
Hapeni brumin hollë, prijeni në katrorë me brinjë 3 cm.
Hidhni në qendër të çdo kuadrati mbushjen dhe formoni tortelinit me to.
Ziejini dhe shërbejini në lëngun e nxehtë./albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016,
ora 17:35