Tortë me spinaq- një ëmbëlsirë e veçantë
Ingredientwt

3 vezë
1 gotë sheqer
1 gotë të çajit vaj
1 gotë të çajit qumësht
1 pluhur pjekurinash
100 gr spinaq
miell
krem shllag/pana

Udhwzime

1.Vezët dhe sheqerin derdhni në një enë të thellë. Përzieni me mikser rreth 5 minuta, pastaj ia shtoni qumështin dhe e vazhdoni përzierjën.

2.Spinaqin pastroni dhe vendosni në blendar përmbi ia shtoni 1 gotë vaj vegjetal dhe e grimconi.

3.Miellin, pluhurin e pjekurinave, spinaqin ia shtoni enës dhe e përzieni rreth 10 minuta.

4.Brumin e fituar e derdhni tek ena e pjekjes dhe piqeni në furrë për rreth 30 minuta.

5.Pas pjekjes, torten ndajeni më dysh e lyejeni me krem shllagun/pananë e rrahur.

Shtuar më 04/08/2019, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori