Rama në Peshkopi: Nuk i gëzohem diellit, unë dua shi

Kryeministri Edi Rama, nga Peshkopia, ka folur për krizën energjitike, ku tha se nuk do diell, por shi, duke shtuar se koha e mirë e detyron qeverinë të dalë në treg për të blerë energji.

“Më vjen keq që nuk i gëzohem diellit, sepse dua shiu. Sepse nëse nuk kemi shi, kemi hallin e madh të energjisë elektrike, sepse detyrohemi të dalim në import ku tregu është çmend fare, në një kohë ku ne duam ta mbrojmë me çdo kusht çmimin për familjarët. Nga ana tjetër, duhet që secili të ketë parasysh të fikni dritat jo si Kapllani, që më tha i ka ndez për ty. Po te kishte çmimin real Kapllani do të mbyllte dhe perdet, se do mendonte se paguan dhe dritën e diellit”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 29.10.2022 10:36