Torta të kripura me mel dhe lakër të shoqëruar me salcë djathi
Një antipastë shumë e shijshme për ju vegjetarianët.

Përbërsit për 4 persona:

2 gota me mel

gjysëm lakre të vogël

2-3 karrota

2 qep të njoma

2 vezë

100 gr. Djathë parmixhano ose pekorino te grirë

1 tufë e vogël me majdanozë

kripë dhe piper i zi

pak vaj ulliri

2 lugë galet

Për salcën e djathit:

150 ml. Qumësht

200 gr. Gorgonzola

Pergatitja:

Grini imët lakrën dhe qepën e njomë dhe vendoseni të kavërdiset me pak vaj ulliri, shtoni kripë dhe piper të zi dhe lëreni të kavërdiset mirë derisa të zbutet. Hiqeni dhe lëreni të ftohet.

Ndërkohë shpëlani melin mirë dhe vendoseni të ziejë në ujë të bollshëm me kripë për 10 minuta. Kullojeni mirë dhe ruajeni mënjanë.

Grini me rende karrota dhe majdanozin grijeni imët me thike.

Tani bashkoni melin me karrota, lakrën, vezët, djathin e grirë, kripë, piper dhe majdanozë të grirë dhe përzijeni mirë derisa të bëhet një brumë.

Format individuale lyini me pak vaj dhe pluhërosini me galet. Shtoni pak brumë në secilën prej tyre. Piqini në furrën e nxehur në 160°C për 40 minuta ose derisa shikoni që jan gati.

Përgatisni salcën duke shkrirë gorgonzolën në qumshin e nxehtë derisa të trashet.

Shërbejini tortat e kripura me salcën e gorgonxolës duke e shtruar poshtë atë ose duke ja hedhur sipër. /adda's all
Shtuar më 29/04/2017, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori