Toptha mishi me kaçkavall
Pëlqej
Përbërësit

1,5 kg mish i bluar viçi

200 gr kaçkavall

2 kokë qepë

4 thelpinj hudhre

500 gr bukë bajat

2 lugë Biber i zi

1 tubë majdanoz

300 gr tranguj kornishan

200 gr ullinj

200 gr tomatina

200 gr Suxhuk

3 decilitra vaj

3 vezë

melmesa

Biber i zi

Hapat
1
Kaçkavalli pritet në katrorka 1x1 centimetër, ndërsa majdanozi, qepët, dhe hudhra grihen shumë imët.

2
Buka ngopet me ujë, kullohet mirë dhe thërrmohet, tomatina priten përgjysmë, ndërsa suxhuku pritet në rrathë të hollë.

3
Në enë të përshtatshme bashkohen mishi i bluar, buka e thërrmuar, vezët, qepët e hudhra, biberi i kuq, majdanozi dhe mëlmesa të përziera, të gjitha përzihen mirë.

4
Nga masa e përzier, me dorë formësohen toptha të madhësisë së arrës dhe në mes të seciliit topth vendoset nga një katrorë kaçkavalli.

5
Toptha fërgohen, derisa të skuqen në vaj të nxehtë, në shkop dekorues renditen sipas dëshirës një copa suxhuk, një coëp trangull, një ullinj, një tomatinë dhe në fund një topth mishi.

6
E njejta procedurë përsëritet derisa të shpenzohet i tërë materiali i përgatitur.

7
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 24/05/2018, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori