Tiramisu në gotë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Tiramisu është një ndër ëmbëlsirat më bashkëkohore aktualisht. Ka prejardhje nga Italia dhe si recetë njihet në tërë botën. Dominon shija e kafesë në të dhe nuk është shumë e rëndë për tu konsumuar.

Produktet që nevoiten për përgatitjen e Tiramisu (për 6 persona):

300 ml kafe
5 të verdha të vezëve
150 gr sheqer
disa pika rum
500 gr djath maskarpone
200 ml ajkë për shllag
15 biskota
Kakao pluhur

Përgaditja

1. Zihet kafja, aromatizohet me rum dhe lihet të ftohet.

2. Mbi avull miksohen të verdhat e vezëve me sheqer deri sa të shkrihet i gjithë sheqeri, pastaj kjo masë ftohet. Herë pas here përzihet.

3. Nga ajka e ëmbël bëhet shllagu pak më i trashë. Me anë të mikserit përpunohet djathi mascarpone dhe në të vendoset shllagu. Menjëherë vendoset edhe kremi i ftohur i të verdhave të vezëve. Të gjithë përbërësit përzihen në mënyrë që të krijohet masë homogjene.

4. Përgaditen 6 gota. Në fund të secilës gotë vendosen nga 2 lugë krem. Kremi pluhuroset me kakao dhe mbi të vendosen copat e thyera të biskotave të zbutura me kafe. I gjithë ky proces përsëritet derisa të mbushet gota plotë.

5. Gotat vihen në frigorifer së paku për një orë. Tiramisuja shërbehet vetëm atëherë kur të jetë ftohur mirë./albeu.com/

Burimi Infosite
Shtuar më 30/08/2016, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".