"Për të dashur këtë llojë gatimi duhet të doni shumë të brëndshmet. Është një vakt ekonomik dhe një mënyrë e mirë për të përdorur këto produkte që po i zhduken kuzhinës tonë".-Adda's All
Përbërsit për 6 persona
800 gr. të brëndshme qengji të ndryshme
2 qepë
2 kuti me
domate në kubik
kripë dhe piper i zi
3 lugë vaj ulliri
1 filxhan kafe
uthull rrushi të kuqe
2 gjethe dafin
pak rigon
2-3 thelpinjë hudhëra
një tufë e vogël majdanoz
Përgatitja
Pritini në copa të vogla të brendshmet dhe vendosni të kavërdisen me vajin e ullirit që të marrin faqe,
shtoni qepën e prerë imët dhe hudhërat, kavërdsini
ngadal ngadal derisa qepa të zbutet, kriposini,
shtoni piper të zi dhe shuani me
uthull. Lëreni që uthulla të avullojë dhe pastaj
shtoni domate, pak rigonë dhe majdanoz të grirë imët. Lërini të kavërdisen
ngadal derisa domatet të humbin shijen tyre të gjallë.
Shtoni 2 gota ujë, gjethet e dafinës dhe trasferojini në një tavë.
Vendoseni tavën të piqet për rreth 50 minuta në 180°C. Mund ti
shtoni akoma pak ujë nëse shteronë shpejtë dhe ti lini akoma më shumë në furrë derisa të jenë gati. Shërbejini me majdanozë të grirë imët dhe copa buke të thekur.
/albeu.com/
Shtuar më 02/08/2016,
ora 17:38