Të bësh një omletë të shpejtë, të shijshme brenda kavanozit
INGREDIENTËT

2 vezë
50 gram proshutë të tymosur të grirë imët
2 lugë gjelle djathë çedar
1 filxhan me spinaq
Kripë, piper

UDHËZIMET

1.Në një kavanoz hermetik shtoni vezët, proshutën, djathin, spinaqin, kripën dhe piperin.

2.I vendosni kapakun dhe tundeni mirë. Tani e fusni kavanozin në mikrovalë për dy minuta.

3.Do të shikoni që omëleta më praktike që keni përgatitur ndonjëherë është gati. Mbylleni kapakun, merreni me vete dhe shijojeni!

/neps.al/
Shtuar më 15/07/2019, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori