Tavë patatesh me salçiçe
Pëlqej
Përbërësit

500 gr salsiçe

1 kg patate

2 kokë qepë

2 lugë biber i kuq

2 karrota

2 lugë miell

0,5 decilitra vaj

6 decilitra supë viçi

melmesa

Biber i zi


Hapat
1
Patatet qërohen dhe priten në rrathë, gjithashtu edhe salsiçet priten në rrathë, ndërsa qepët dhe karrotat priten në katrorka.

2
Në një enë të madhe bashkohen patatet, salsiçet, karrotat dhe qepët, shtohen mielli, biber i kuq dhe mëlmesa sipas shijës, të gjitha përzihen mirë.

3
Lyhet me vaj tava rezistuese ndaj zjarrit, derdhet në të masa e përgatitur dhe rrafshohet, përmbi masën e përgatitur derdhet supa dhe tava shkundet disa herë në mënyrë që lëngu të shpërndahet njëtrajtshëm nëpër tavë.

4
Ushqimi i përgatitur mbulohet me letër alumini dhe piqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius, kur të zbuten patatet, hiqet letra e aluminit dhe ushqimi piqet derisa të shterët lëngu i tepërt.

5
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 11/06/2018, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori