Shkupi shkarkon trajnerin që i dhuroi titullin pas 21 vitesh

Shkupi bëri një zezon fantastik si në kampionat ashtu edhe në Conference League. Trajneri Goce Sedlloski udhëhoqi skuadrën drejt arritjeve historike, teksa i dhuroi Shkupit titullin kampion pas 21 vitesh.

Përveç kësaj bardhekaltrit bënë historinë edhe në Conference League, teksa u eliminuan nga Ballkanin në fazën “Play-Off”.

Por këto arritje nuk kanë bindur drejtuesit që të mbajnë në skuadër teknikun, Sedlloski, pasi e kanë shkarkuar këtë të fundit, me lajmin që e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale.

“Faleminderit Goce! Skuadra jonë F.C Shkupi njofton se ka pranuar dorëheqjen e kryetrajnerit Goce Sedlloski. Klubi ynë e falenderon atë për kontributin, që pas 21 viteve arritëm të shpallemi kampionë, si dhe i uron shumë fat në sfidat e radhës. Vazhdojmë drejt qëllimeve tona!”, ka njoftuar klubi i Shkupit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.09.2022 12:26