Tavë e shpejtë për drekë
Pëlqej
Përbërësit

500 gr mish pule

1 spec i gjelbert

1 spec i kuq

200 gr kërpudha

2 domate te grira ne rende

2 thelbinjë hudhër

100 gr përshutë e tymosur

4 tranguj turshi

1 qepë

1 filgjan verë të kuqe

1 filgjan supë e pules

150 ml ajkë per zierje

kripë


Hapat
1
Fergojme mishin e pules ne tigan me pak vaj,largojme nga zjarri.

2
Ne te njetin tigan pasi largojme mishin qesim specat e grira dhe pershuten e grire,fergojme derisa te zbuten.

3
Pasi te zbuten shtojme kerpudhat dhe fergojme derisa te shterroje lengu qe leshojne perimet.

4
Posa te avullohet lengu,shtojme qepen e grire ne copeza,pastaj shtojme domatenose salce domates.hudhren e grire,venen e kuqe dhe trangujt e grire.

5
Shtojme nje filgjan supa pule ose ne munges edhe uje te thjeshte,kripen dhe veme ne furre per se bashku me mishin.

6
Pjekim per 50 minuta ne 180 grade,pastaj shtojme ajken per zierje dhe leme edhe per 15-20 minuta ne furre te nxehte

7
Servojme te nxehte sipas deshires
Shtuar më 29/03/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori