Tavë me patate, midhje dhe oriz
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kjo recetë unike shumëvjeçare realizohet me lehtësi dhe mund të bëhet ndoshta pjata juaj e preferuar.

Përbërësit:
120 gr oriz parabolid, 500 gr midhje (të pastruara), 300 gr patate, 3 copë qepë e njomë (të grira imët), 5 kokërr domate qershi, 1 tufë majdanoz (i grirë), 45 ml vaj ulliri, 15 gr kripë, 1 gr piper

Pastroni midhjet shumë mirë në ujë të rrjedhshëm duke i fërkuar me njëra-tjetrën. Me ndihmën e një thike, hapini në dy pjesë duke lënë tulin në njërën anë të guaskës.

Qëroni patatet dhe pritini në feta rrethore, jo shumë të holla dhe vendosini në një enë me ujë që të mos nxihen.

Pastroni qepët, pritini hollë dhe vendosini në një pjatë. Prisni domatet në feta të vogla.

Në një tavë furre filloni e shtroni me shtresa patatet më pas domatet, midhjet dhe sipër tyre orizin.

Më pas vijoni të shtroni dhe një shtresë patate pak domate, qepë, majdanoz të grirë dhe shtoni ujin derisa të mbulojë sipërfaqen e tavës.

Hidhni 3 lugë vaj ulliri dhe vërini të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200°C për 45-50 minuta.
Shërbejeni të ngrohtë.


Shtuar më 15/03/2017, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}