Dhunonte të bijën, në praga 49-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas 49 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të bijës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 49 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 28.02.2022 12:39