Tasqebap me perime e mish pule
Pëlqej
Përbërësit

1 kg mish pule

2 karrota

2 kungullesha

200 gr bizele

200 gr miser

1 të bardhë të vezës

200 gr oriz

5 lugë vaj vegjetal

erëza

kripë

Biber i zi


Hapat
1
Mishin e pulës e premë në rriska ndërsa karrotat dhe kungulleshat qërohen dhe i premë në shkopinj.

2
Në pak vaj fërgohet mishi i pulës e pastaj shtohen karrota dhe ato fërgohen pakëz.

3
Pastaj shtohen bizelet, misri, kungulleshat, erëzat sipas shijës dhe të gjitha zihen derisa të zbuten perimet.

4
Nga fundi i zierjës përzihet ajka e tundur me të bardhët e vezës, përzihen ngadalë, orizi zihet në ujë me kripë dhe shërbehet si garniturë.

5
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 07/05/2018, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori