Supë me qumësht dhe perime
Pëlqej
Përbërësit
800 ml qumësht
250 gr kërpudha
2 karotë
150 gr bizele
2 kokrra patate
1 kokërr qepë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle miell
pak kripë
pak piper

Përgatitja
1
Në një tenxhere me madhësi mesatare shtojmë qepën e grirë imët, karotat dhe patatet e prerë kubikë dhe i lëmë të skuqen rreth 5 minuta.
2
Më pas i shtojmë bizelet, një lugë gjelle me miell dhe i trazojmë mirë.
3
I shtojmë qumështin “Lufra”, kripë, piper dhe i trazojmë mirë përsëri. I lëmë rreth 20 minuta dhe pasi të jetë gati me anë të një blenderi dore, rrahim mirë masën e përgatitur në mënyrë që ta bëjmë supën kremoze.
4
E shërbejmë supën të ngrohtë dhe sipër mund ti shtoni pak majdanoz të freskët! Supa me qumësht është gati! /shije.al/
Shtuar më 04/11/2017, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori