“I kërkova Biden të ndalë Yuri Kim”, Bardhi-Berishës: Kërkesën ia çove me korrier apo e-mail? (FOTO LAJM)

Gazment Bardhi ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha në distancë, pas deklaratave të këtij të fundit kur deklaroi se i ka kërkuar presidentit amerikan Joe Biden që të ndalë ambasadoren Yuri Kim në ndërhyrjet e saj në drejtësinë shqiptare.

“Guvernatorja apo ambasadorja shkeli kushtetutën e SHBA dhe Shqipërisë. Nuk mund të ndërhysh kurrë në një proces gjyqësor. Është gjëja më e rëndë që mund të bësh. Ndaj unë i kam kërkuar qeverisë së SHBA dhe Biden që të mos lejojë që përfaqësuesja e saj të ndërhy në procese gjyqësore. Ai është shkatërrim i pavarësisë së sistemit gjyqësore”, tha Berisha.

Bardhi me ironi ngriti pyetjen nëse Berisha ja kishte dërguar kërkesën Biden-it me korrier diplomatik, me fax apo me e-mail.

“Më shumë për kuriozitet: Kërkesë-ankesën Presidentit Biden ia ka dërguar me korrier diplomatik, me fax apo me e-mail”, shkruan Bardhi në Twitter.

Këtyre akuzave të Berishës, i është përgjigjur më herët edhe vetë ambasadorja Yuri Kim e cila ka sqaruar se ajo nuk mban asnjë qëndrim personal këtu, por vetëm qëndrimin e SHBA./albeu.com/