Supë me karrota
Pëlqej
Përbërësit:

400 gr karrota
1 qepë
1 thelpinj hudhre
1 lugë e vogël xhenxhefil i bluar
1 lugë e vogël trumzë Podravka
3 lugë gjelle gjalpë
200 ml ajkë për gatim


Hapi 1
Në gjalpë fërgoni qepën dhe hudhrën e grirë imët derisa të zbuten.

Hapi 2
Pastaj shtoni karrotën e grirë në rende dhe xhenxhefilin.

Hapi 3
Masën mbulojeni me ujë dhe lëreni të zihet derisa të zbutet.

Hapi 4
Pastaj bluajeni me mikser të dorës, shtoni ajkën për gatim dhe lëreni të marrë edhe një valë.

Hapi 5
Supa e përgatitur kështu shërbehet e ngrohtë. /shije.al/
Shtuar më 03/09/2017, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori