Supë me bizele e kungulleshka
Pëlqej
Përbërësit

25 gr margarin

½ lugë spec djegës

1 thelpinj hudhre

275 gr kungulleshka jeshile

100 gr borzilok

100 gr miser

1 patate

1 lugë leng pule

kripë

Biber i zi

kos

qepë

Hapat
1
Në tenxhere shkrijmë margarinën dhe më pas shtojmë specin djegës dhe hudhrat.

2
E ngrohim për disa sekonda derisa të ndiejmë erën e vajit.

3
Shtojmë kungulleshkat e prera në formë kubike, bizelet, misrin dhe patatet, më pas tenxherën e mbulojmë me pak dhe e lëm të ziejë në nxehtësi mesatare për 10 minuta.

4
Më pas shtojmë lëngun e pulës, kripën, biberin e zi. E lëmë të ziejë me ngadalë rreth 20 minuta derisa përimet të zbuten plotësisht.

5
Presim derisa të bëhet si pure dhe më pas e hedhim nëpër pjata.

6
Së fundmi ia shtojmë pak kosin secilës pjatë dhe nga sipër hedhim qepën e njomë të grirë hollë.

7
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 28/03/2018, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori