Speca të mbushur në salcë koper
Pëlqej
Përbërësit

8 speca të kuq

600 gr mish i bluar

1 preshë

1/2 selino

2 karrota

200 gr domate të konservuara

20 gr djathë parmezan

1 vezë

100 gr fasule të kuqe

50 gr miser

0,5 decilitra vaj

erëza

Biber i zi

PËR SALCË ME KOPER

1 decilitër vaj

1 supë viçi

2 lugë miell

½ tubë koper

erëza

kripë

Hapat
1
Pjesa e mesme e specave thellohet dhe specave u hiqen farat, një spec pritet në katrorë të mëdhenj, të cilët më vonë do të përdoren për mbylljen e specave të mbushur.

2
Preshi, selino dhe karrotat qërohen dhe priten në katrorka ndërsa domatet e konservuara copëzohen.

3
Preshi, selino dhe karrotat kaurdisen në vaj të nxehtë, e pastaj shtohet mishi i bluar dhe ai kaurdiset pakëz.

4
Shtohen domatet e konservuara dhe kaurdisen duke shtuar ujë kohë pas kohe sipas nevojës, derisa të zbuten të gjitha përbërësit.

5
Nga fundi i kaurdisjës shtohen kokrrat e misrit të konservuar, fasulja e konservuar dhe shtohen erëza sipas shijës.

6
Mbushja e përgatitur nga mishi lihet të ftohet, e pastaj shtohen veza dhe parmezani, të gjitha përzihen mirë.

7
Specat mbushen me mbushjën nga mishi dhe mbyllen me katrorkat e përgatitura.

8
Specat e mbushur zihen në temperaturë mesatare, në salcë nga koperi derisa të zbuten.

9
Salcë nga koperi: në pak vaj kaurdiset mielli, pastaj shtohet kopra dhe gradualisht shtohet supa e viçit e gjitha përzihet derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.

10
Salcës së përgatitur i shtohen erëza sipas shijës.

11
Ju bëftë mirë!

Shtuar më 04/06/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori