Speca të mbushur me kungulleshka dhe patate
Pëlqej
Përbërësit

3 speca

3 patate

1 qepë

1 karrotë

1 kungulleshka (200gr)

2 thelbinjë hudhër

100 gr Krem djathi

2 luge parmezan (djath i grire)

Rigon

kripë

piper i zi

2 luge te vogla margarin

2 luge vaj

NEVOITEN EDHE

2 patate te vogla

kripë

pak vaj

Hapat
1
Specat i pastrojme,largojme farat se bashku me bishtin dhe ruajm ate sepse na duhet si kapak.

2
Ne nje tigan qesim vajin e ullrit dhe margarinen,ne te qesim qepen e grire dhe fergojme derisa te zbutet qepa.

3
Shtojme karrote e grire ne rende,shtojme kungulleshken e grirene rende dhe melemsat sipas shijes.

4
Derisa perimet fergohen,qerojme patatet,grijme ne rende.

5
Shtojme perimet e ferguara te nxehta tek patatet e grira ne rende ne menyre qe mos te humbin ngjyren patatet,pastaj perzijme mire dhe veme ne nje ene rrjete nga e cila kulllohet lengu qe leshojne perimet.

6
Ne enen me perimet shtojme hudhren e shtypur,krem djathin,parmezanin,rigonin,dhe perzijme.

7
Me kete mase mbushim specat,veme ‘’kapakun’’.

8
Enen zjarrerezistuese e lyejme me vaj,shtrojme nje shtrese rrathe patatesh ne dy patatet te cilat i sterpikim me vaj dhe pak krip.

9
Mbi shtresen e patateve qesim nje shtrese nga mbushja qe tepron nga specat e mbushur,pastaj qesim specat e mbushur.

10
Specave u shtojme nga lengu i kulluar nga perimet e ferguara me pare,dhe pjekim ne furre te nxehte 200 grade per 1 ore ose nese mbulojme enen me alufolie pasi te piqen specat qe do te ndodhe me shpejte ,pastaj largojme alufolien dhe leme ne furre edhe per 10 minuta dhe dreka ddo te jete gati. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2018, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori