Speca me Uthull dhe Hudhra
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Recetë shumë e shijshme dhe e shëndetshme me perime. Uthulla dhe hudhrat i japin shumë shije specave.

Përbërësit
• 3-4 spec i kuq
• 3-4 spec jeshil (ose të verdhë)
• 2-3 thelpi hudhër
• pak uthull
• vaj ulliri
• kripë

Përgatitja

I lajmë dhe i pastrojmë specat nga farat.

I presim në forma rrethore dhe i kavardisim shumë pak në një tigan me vaj ulliri.

E grijmë hudhrën në rende dhe e shtojmë te specat. I spërkasim me kripë dhe uthull dhe i mbulojmë me kapak që të zbuten për pak minuta.

Është si një sallatë e shijshme që të hap oreksin./albeu.com/



Shtuar më 30/08/2016, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".