Masakra në Bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku
Spageti me erëza
Pëlqej
Përbërësit

450 gr makarona spageti

1 tubë borzilok

1 lugë rozmarine

2 lugë majdanoz

40 gr copa të bukës

2 qepë

1 thelbë hudhër

1 lugë kaparinë

90 gr ullinj te zinj

6 lugë vaj vegjetal

kripë

Biber i zi

Hapat
1
Grijeni trashë borzilokun duke ruajtur mënjanë 16 gjethe të mëdha.

2
Në një tas, përzieni borzilokun e grirë, rozmarinën, majdanozin e bukën e grirë.

3
Në një tenxhere të madhe, në zjarr të ngadaltë, fërgoni qepët, hudhrën dhe ullinjtë me 3 lugë vaj, për 3 minuta.

4
Shtoni erëzat e grira, kaparinën dhe vazhdojeni gatimin 2 minuta ose derisa hudhrat të marrin ngjyrë.

5
Në një tigan të vogël, me vajin e mbetur në zjarr mesatar, vyshkeni për ndonjë sekondë gjethet e plota të borzilokut dhe vendosni të thahen mirë në letër kuzhine.

6
Ndërkohë zieni makaronat në ujë të bollshëm me kripë, kullojini, hidhni në tenxhere me erëzat dhe lëreni të marrin shije në zjarr mesatar për 1 minuta.

7
Hidhni kripë, trazojeni dhe shërbeni duke i zbukuruar pjatat me gjethet e fërguara të borzilokut.

8
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 11/02/2018, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori