Si të pjekim mish qengji në furrë
Pëlqej
Përbërësit:

2 kg mish qengji
pak rigon
2 thelpinj hudhër
2 gota verë të bardhë
1 gotë vaj ulliri
kripë
piper i zi
një tufë majdanoz
2 kokrra limonë
½ gotë verë e kuqe

Përgatitja:
Pastroni mishin nga dhjami i tepërt. Vendoseni të marinohet të paktën 2 orë para pjekjes me rigon, kripë, piper të zi, hudhrat e qëruara dhe disa degë majdanozi, vaj ulliri dhe verë.

Përzieni mirë që të gjithë përbërësit të bashkohen me njëri tjetrin, mbulojeni enën me qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer. Pas kësaj, hiqni degët e majdanozit dhe kulloni mishin nga lëngu i marinimit.

Ruajeni lëngun mënjanë, do t’ju duhet për ta njomur mishin gjatë pjekjes.Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 150 ° për rreth 1 orë e pak, por gjatë kësaj kohe njomeni herë pas here me lëngun e marinimit dhe lëng limoni.

Kontrollojeni mbas 1 ore nëse është i pjekur. Nëse ka marrë ngjyrën e kuqerremtë dhe nëse është i shkrifët në përtypje atëherë është gati. /shije.al/

Shtuar më 24/09/2017, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori