Si të përgatisni një sallatë verore me dardha
Ditët e nxehta të verës kërkojnë ushqime të lehta dhe të freskta.Një sallatë vere do ishte perfekte për të përballuar temperaturat e larta të këtyre ditëve. Ne ju sugjerojmë një sallatë me dardha të stinës dhe ku ka më mirë.

INGREDIENTËT

4-5 fleta sallatë jeshile
2 dardha
1 qepë të kuqe
50 gram arra
50 gram boronica
Uthull balsamike
Vaj ulliri
Kripë, piper

UDHËZIMET

1.Lani mirë sallatën jeshile dhe e prisni në copa të mëdha.

2.E vendosni në një pjatë të thellë.

3.Shtoni sipër qepën e prerë në rrathë, boronicat, arrat dhe dardhat e prera feta-feta (me gjithë lëkurë).

4.Në një enë të vogël trazoni 2 lugë gjelle uthull balsamike, 4 lugë gjelle vaj ulliri, pak kripë dhe piper.

5.Në fund ia shtoni salcën sipës sallatës. Pjata është gati për t’u shijuar!
Shtuar më 09/07/2019, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori