Si të përgatisim krepa në shtëpi
Pëlqej
Përbërësit për krepa të kripur:

250 gramë miell
1/2 litër qumësht
40 gramë gjalp
3 vezë
pak kripë

Përbërësit për krepa të ëmbël:

250 gramë miell
1/2 litër qumësht
40 gramë gjalpë
3 vezë
60 gramë sheqer
1 bustinë vanilje
pak kripë
pak kanellë (sipas dëshirës)
pak rum ose konjak (sipas dëshirës)


Përgatitja:

Vendosim në një tas të madh miellin e situr, (shtojmë sheqerin dhe vaniljen nëse po përgatisim krepa të ëmbël), pak kripë dhe gjysmë litër qumësht. E rrahim përbërjen me pirun (apo me nje rrahes elektrik) derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.

Në një enë tjetër rrahim fort vezët, të cilat ia shtojmë masës së përgatitur. Mbulojmë brumin me një letër transparente dhe e lëmë të pushojë rreth 30 minuta.

Më pas, shkrijmë gjalpin në një tigan të vogël dhe ia shtojmë brumit, duke ia përzierë mirë.
Vendosim në zjarr një tigan të madh që nuk ngjit dhe hedhim brumin pak nga pak.

Sapo krepi të jetë gati, e vendosim në një pjatë të madhe duke e “rrëshqitur” nga tigani, dhe vazhdojmë të njëjtën procedurë edhe për krepat e tjerë me brumin që nga ka mbetur. /shije.al/
Shtuar më 22/09/2017, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori