Si të gatuajmë supë me peshk
Pëlqej
Përbërësit:

1 kg peshk (Skorfan ose Rufio)
1 kokërr qepë (mesatare)
3 copë karotë
2 thelpi hudhër
2 kokërr patate
15 gr kripë
1 tufë majdanoz
100 ml vaj ulliri

Përgatitja:
1
Pastroni mirë peshku nga luspat dhe ziejeni për shumë pak minuta. Më pas pastrojeni nga lëkura dhe halat dhe thërrmojeni. Lëreni mënjanë.
2
Lëngun e peshkut kullojeni dhe po ashtu mbajeni mënjanë.
3
Në një tigan të madh hidhni sipas radhës, të grira: hudhrën, qepën,karotat dhe kaurdisini. Hera herës, për të mos u tharë, shtoni lëng peshku.
4
Më pas shtoni patatet e prera dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten. Shtoni të gjithë lëngun e peshkut. Në fund shtoni peshkun e thërrmuar.
5
Lëreni dhe për disa minuta, që të gjithë përbërësit të njëtrajtësohen dhe ndajeni në pjata, duke i zbukuruar me vaj ulliri të freskët dhe majdanoz të grirë.
6
Shoqërojeni me bukë të thekur. /shije.al/
Shtuar më 28/09/2017, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori