Si të gatuajmë pulë/karkaleca me erëza
Pëlqej
Karkaleca me erëza

Përbërësit: 500 g karkaleca të mëdhenj, 4 thelpinj hudhër, 2 lugë kafeje trumzë të thatë, 4 lugë vaj ulliri, 3 lugë gjalp, 1 filxhan çaji verë të bardhë, kripë dhe piper.

Përgatitja: Lahen karkalecat dhe pastrohen. Thelpinjtë e hudhrës shtypen dhe shtohen karkalecat, vaji i ullirit dhe trumza. Përzihen dhe futen në frigorifer për një orë. Në një tigan të madh hedhim gjalpin dhe shtojmë karkalecat me marinimin. Gatuhen jo më shumë se 3 minuta dhe shtohet vera, kripa, piperi, pas tyre i lënë edhe pak minuta dhe i shërbejmë të ngrohta.

Pulë me erëza

Përbërësit: 1 pulë, 100 gr gjalp, 2 lugë gjelle mustard, 1 limon, 1 tufë erëza të freskëta ose 2 lugë gjelle erëza të thata (rigon, borzilok, rozmarinë, trumëz), 6 feta proshutë, 1 lugë çaji kripë e trashë, 1 lugë gjellë piper i zi, 2 thelpinj hudhra të grira, 4 qepë, 1 filxhan çaji verë e bardhë.

Përgatitja: Presim limonin në feta dhe e ndajmë proshutën në copa të vogla. Presim hollë erëzat. E lëmë gjalpin jashtë frigoriferit që të zbutet dhe e përziejmë me mustardën, erëzat, proshutën, hudhrën, kripën e trashë dhe piperin. Lyejmë me këtë masë pulën. Krijojmë të çara në gjoksin e pulës dhe vendosim në to feta limoni. Presim qepët në feta të holla, i përziejmë me fetat e mbetura të limonëve dhe mbushim me to barkun e pulave.

I vendosim në një tepsi të thellë, hedhim verën, e mbulojmë tepsinë me letër alumini dhe i pjekim në furrë me temperaturë 200° Celsius për 40 minuta. Në vazhdim, heqim letrën e aluminit dhe vazhdojmë pjekjen për disa minuta të tjera derisa pula të marr ngjyrë. /shije.al/
Shtuar më 23/09/2017, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori