Si të gatuajmë kek me pjeshkë
Pëlqej
Nëse pjeshkat po ju prishen ne frutieren me tavolinë,m vetëm sepse fëmijët nuk j’ua hanë, atëherë sigurohuni që ata t’i marrin vitaminat e këtij fruti në një tjetër mënyrë.

Keku i mëposhtëm me pjeshë përgatitet mjaft lehtë dhe është shumë i shijshëm.

Përbërësit për tavë për plumcake, 30 x 10 cm të gjatë ose me diametër 24 cm:

• 260 g miell
• 180 g sheqer
• 120 g gjalpë i tretur, i vakët
• 3 vezë
• 1 bustinë sodë për ëmbëlsira
• 1 bustinë vanilje
• 5 pjeshka

Përgatitja: ndezim furrën në temperaturën 180° C.
1. Presim pjeshkat në copa.

2. Rrahim vezët me sheqerin me rrahësen elektrike për 5 minuta. Shtojmë miellin dhe sodën me sitë dhe i përziejmë me kujdes me spatul, shtojmë gjalpin dhe pjeshkat.

3. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për 35/40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër /Living.al/
Shtuar më 22/09/2017, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori